KONFERENCA NDËRKOMBËTARE PËR KURDISTANIN
FTESË PËR TAKIMIN PËRGATITOR
Kurdistani, i ndarë dhe okupuar nga katër shtete, paraqet një çështje ndërkombëtare. Kurdët me këmbëngulësi kanë luftuar për lirinë e tyre. Mirëpo, të gjitha përpjekjet e tilla janë ballafaquar me një opozitë të bashkuar të okupuesve të Kurdistanit dhe fuqive ndërkombëtare. Ata të cilët janë të përkushtuar ndaj luftës me dekada të popullit kurd, duhet të bashkohen ndërkombëtarisht, ashtu siç kanë bërë gjithmonë armiqtë e Kurdistanit. Ata duhet të bashkohen në veprat dhe pozicionet e tyre në lidhje me lirinë e kurdëve.
Prandaj shfaqet nevoja për një konferencë ndërkombëtare për çështjen e Kurdistanit. Aktorët që mbrojnë një Kurdistan të pavarur dhe të bashkuar duhet të ofrojnë ndihmën dhe sygjerimet e tyre për organizimin e kësaj konference.
Ju ftojmë në takimet përgatitëse të organizimit të Konferencës Ndërkombëtare për Kurdistanin për të përcaktuar Agjendën dhe formatin e konferencës, dhe për të marrë mendimin tuaj mbi organizimin e tij të përbashkët.
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE PËR KURDISTANIN
INICIATIVË PËRGATITORE